Ndjekësi ofendoi rëndë partnerin e Adriana Matoshit, acarohet Arjola Demiri dhe i kthehet keq!

Ndjekësi ofendoi rëndë partnerin e Adriana Matoshit, acarohet Arjola Demiri dhe i kthehet keq!

Para disa kohësh, Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë. Pavarësisht gjithë paragjykimeve, ata të dy po e shijojnë në maksimum romancën e tyre pasi herë pas here ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.


Edhe pse kanë kaluar kohë nga bërja publike e lidhjes, ka ende persona që nuk ngurrojnë të ofendojnë publikisht.

Së fundmi, Matoshi kaloi kohë së bashku me partnerin dhe miken e saj aktoren, Arjola Demirin.

Në fotografitë e publikuara së bashku nga kjo e fundit, ka ardhur një koment ofendues dhe racist për Keith.

“A edhe ket t Ziun pe merrni me vete ka po shkoni a kujdes se n bjeshk ckas mund me ndodh tani ki zezaku merakli shqiptarka ju qkyn dyjave”, i ka shkruar ndjekësi, të cilin Arjola nuk e la pa një kundërpërgjigje.

“S’ka ma viktima se shqiptart ma hipokrita e ma te pa moralshem qe je msu ti me i çky grat e shokeve te ngusht ky nuk asht faji im asht i joti …. merruni me punet e juja se jeni ba si ndrikulla llafazane sa pak burra kan mbete ne kete bote”, ka shkruar tejet e revoltuar Demiri.

TAGS