Ndeshja me Spezian, Pioli merr lajmin e mirë nga Milan

Ndeshja me Spezian, Pioli merr lajmin e mirë nga Milan

Simon Kjaer mund të kthehet në formacionin startues të Milanit kundër Spezia, pasi trajneri Stefano Pioli do të udhëtojë pothuajse me një skuadër të plotë përpara udhëtimit në Liguria.

Te Rosonerët janë rikthyer Ismael Bennacer, Sandro Tonali dhe Simon Kjaer përsëri në skuadër.

Fikayo Tomori ka impresionuar në mungesë të Kjaer por ky i fundit ka punuar gjithë javën me grupin dhe është në dispozicion pas dëmtimit në derbi ndaj Interit.

Brahim Diaz duket se është i vetmi lojtar i dëmtuar dhe Pioli mund të luajë me Rafael Leao dhe Ante Revic në të majtë.

Shqetësimi i vetëm është koha e shkurtër midis ndeshjes së kësaj fundjave dhe ndeshjes së parë kundër Red Star Beogradit.

Milan (formacioni mundshëm): G. Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic.

TAGS