Ndeshja me Austrinë, futbollistët shqiptarë të Maqedonisë Veriore nuk e kënduan himnin

Ndeshja me Austrinë, futbollistët shqiptarë të Maqedonisë Veriore nuk e kënduan himnin

Futbollistët shqiptarë të Maqedonisë Veriore nuk e kënduan himnin para ndeshjes me Austrinë.

Ka nisur ndeshja ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë Veriore, që po zhvillohet në kuadër të Grupi C në Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’.

Para fillimit të këtij takimi të dy kombëtarët i kanë kënduar himnet shtetërore të tyre.

Megjithatë pesë futbollistë më prejardhje shqiptare që luajnë për Maqedoninë Veriore nuk e kënduan himnin maqedonas.

Bardhi, Ademi, Musliu, Alioski dhe Elmas janë lojtarët që e kanë nisur nga minuta e parë këtë takim.

Kur kanë kaluar 15 minuta loja rezultati mbetet ai i fillimit 0-0.

TAGS