Ndeshja Man Utd – Chelsea përfundon pa fitues

Ndeshja Man Utd – Chelsea përfundon pa fitues

Derbi i Premier Ligës ka përfunduar pa fitues.

Manchester United-Chelsea, derbi i kësaj jave në Premier Ligën angleze ka përfunduar pa fitues në Old Trafford. Të dy skuadrat vazhdojnë kështu rezultatet jo të mira në Premier Ligë

Në një kohë tepër të keqe, me reshje të mëdha të shiut, është zhvilluar sonte ndeshja në mes të Manchester United – Chelsea.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Chelsea, të cilët patën posedimin, e kontrolluan lojën por ishin Manchester United që kishin më shumë raste për gol.

Në pjesën e dytë më të mirë ishin Manchester United por nuk arritën që të shenojnë gol.

Rastin më të mirë e pati Cavani që arriti të godasë, por topi del jashtë portës.

Chelsea pas barazimit ka 9 pikë kurse United është në vendin e 15 me 7 pikë pas 6 xhirove të zhvilluara.

TAGS