Ndeshja kundër Realit, Ramos: Do të vdesë për PSG-në

Ndeshja kundër Realit, Ramos: Do të vdesë për PSG-në

Sergio Ramos ka thënë se “do të vdesë” për Paris Saint-Germainin kur të takohen me Real Madridin në një të tetën e finales së Championsit.

Mbrojtësi spanjoll është pyetur për emocionet e tij pas shortit kaotik të Ligës së Kampionëve. Dhe Ramos nuk ka lënë dyshime për besnikërinë e tij. Ramos ka luajtur vetëm një ndeshje këtë vit për PSG-në, për shkak të lëndimeve të zgjatura muskulore.

Por ai shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjet me Real Madridin.

“Ju e dini dashurinë që kam për Real Madridin. Tani është radha që ta mbrojë PSG-në dhe do të bëj çdo gjë të mundshme për këtë. Është një ekip që ka besuar tek unë. Do të vdes për PSG-në”, ka thënë Ramos. “Do të doja të mos ndodhte kjo përballje, por kthimi në ‘Santiago Bernabeu’ është arsye për gëzim. Nuk kisha një lamtumirë të vërtetë për shkak të kufizimeve.