Ndërron jetë nga Covid-19  ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Kopliku

Ndërron jetë nga Covid-19  ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Kopliku

Ish-zv.kryeministri dhe ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku ka ndërruar jetë sot nga COVID-19.



Ai ishte prekur nga virusi dhe ishte në gjendje të rëndë, teksa kurohej në spitalin e Durrësit.

Kopliku do të mbahet mend si një zyrtar dinjitoz i shtetit shqiptar, një deputet me identitet të fortë politik dhe një kritik i ish- kryeministrit Meksi dhe ish- presidentit Berisha.

Pas vitit 1997, pasi u largua nga Partia Demokratike, ai nuk u përfshi më në politikë, por ishte një qytetar aktiv dhe mendje kritike që do t’i mungoje shoqërisë shqiptare.