Ndarja nga jeta e Koço Devoles/ Jul Deda: Na trishtove! Gjithë jetën na dhurove kënaqësi, faleminderit për gjithçka

Ndarja nga jeta e Koço Devoles/ Jul Deda: Na trishtove! Gjithë jetën na dhurove kënaqësi, faleminderit për gjithçka

Aktori i humorit Jul Deda ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës së humorit Koço Devole.



Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku shfaqet me një nga personalitet më të shquara të humorit shqiptar, Koço Devole, Deda shkruan se dhuroi gjithë jetën kënaqësi, të qeshura dhe profesionalizëm, teksa e falenderon për gjithçka.

“Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithë jetën tënde na dhurove kënaqesi, të qeshura dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e artit tënd. Faleminderit për gjithçka mjeshtër. Udhëto i qetë për në botën tjetër, njerëz si ti nuk harrohen kurrë. U prehsh në paqe Artist”, shkruan aktori Deda.

Koço Devole ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, nga Covid-19.

TAGS