Nainggolan i pakënaqur me Conten, tregon çfarë i tha pas ndeshjes

Nainggolan i pakënaqur me Conten, tregon çfarë i tha pas ndeshjes

Nainggolan e godet Conten: Më futi në lojë vetëm 8 minuta dhe më fajësoi për çdo gjë.

Radja Nainggolan e ka akuzuar trajnerin e Interit, Antonio Conte, për padrejtësi ndaj tij, duke thënë se ai e kishte fajësuar për çdo gjë pavarësisht se kishte luajtur tejet pak.

Mesfushori belg u kthye në Cagliari në huazim deri në përfundim të sezonit 2020/21 dhe tani ka zbuluar se ishte ndier i lënduar kur trajneri i zikaltërve e kishte fajësuar edhe pse kishte luajtur vetëm tetë minuta, transmeton Gazeta Express.

“Në Inter e kisha një trajner shumë të madh, por u lëndova kur ai m’i dha vetëm tetë minuta në një ndeshje dhe pastaj më la përgjegjës për çdo gjë”, tha Nainggolan për Il Corriere dello Sport.

“Çfarë kam mundur të bëj brenda tetë minutave? Nuk bëra polemika atëherë dhe nuk bëj as tash. Kështu ndodhi”.

“Jam mirë me shëndet. Nuk kam munguar në asnjë stërvitje, nuk jam vonuar asnjë minutë”, shtoi ai.

TAGS