Muriqi te kjo skuadër angleze

Muriqi te kjo skuadër angleze

Muriqi merr ofertë nga një skuadër angleze

Vedat Muriqi nuk ka arritur assesi ta gjejë formën e duhur që prej transferimit të tij në Serie A te Lazio.

Ekipi italian shpenzoi 20 milionë euro pë sulmuesin kosovar, por ai nuk arriti t’i arsyetonte paratë e shpenzuara për të, shkruan Gazeta Express.

27-vjeçari dëshiron të rikthehet në Turqi, aty ku shkëlqeu me Fenerbahce dhe Rizespor. Emri i tij lidhet prej kohësh për një rikthim në Stamboll, por Muriqi mund të përfundojë në Angli.

Gazetari turk, Ekrem Konur shkruan se lojtari i Kosovës kërkohet nga Hull City, skuadër që garon në Championship, divizioni i dytë i futbollit anglez.

Hull City, nuk po arrin të tregojë rezultate të mira dhe momentalisht renditet në vendin e 19-të në Championship, ligën e dytë më të fortë angleze.

Bordi drejtues i ekipit anglez e konsideron qendërsulmuesin kosovar si një transferim ideal, që do ta ndihmonte klubin të rikthehe te rezultatet pozitive.

Raportohet se Hull City i ka bërë ofertë tunduese nga ana ekonomike Vedat Muriqit.