Muriqi bën gati valixhet, ky është lajmi i fundit

Muriqi bën gati valixhet, ky është lajmi i fundit

Muriqi bën gati valixhet, zbulohet skuadra e re e kosovarit.

Vedat Muriqi pritet të largohet nga Lazio, pas vetëm gjashtë muajve në Olimpico.

Transferimi i tij te Lazio bëri mjaftë bujë, por bomberi kosovar nuk ka arritur të ambientohet në skemën e Inzaghit.

26-vjeçari pësoi fillimisht një lëndim që e mbajti për disa ndeshje jashtë fushave, por nuk mund të thuhet se nuk ka pasur hapësira.

Muriqi ka luajtur 10 ndeshje me Lazion këtë sezon, gjashtë në Serie A dhe katër në Ligën e Kampionëve, pa arritur të shfaq vlerat që posedon.

Kosovari nuk ka arritur të realizojë asnjë gol dhe nuk ka bërë asnjë asistim, prandaj është në qendër të kritikave.

Mediumi turk Hurriyet, raporton se Lazio planifikon ta huazojë Muriqin për gjashtë muaj te Fenerbahce.

Me huazimin te Fenerbahce dy skuadrat mendojnë se Muriqi do të rikthehet në formë dhe të jetë i gatshëm për edicionin 2020/2021.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse prizrenasi do të pranojë propozimin e Lazios, apo do të vazhdoj të luftojë për tu rikthyer në formë dhe për tu bërë pjesë e rëndësishme e Lazios.

TAGS