Mungon vetëm zyrtarizimi, ky sulmues do t’i bashkohet brenda pak ditësh Milanit

Mungon vetëm zyrtarizimi, ky sulmues do t’i bashkohet brenda pak ditësh Milanit

Sulmuesi francez, Olivier Giroud, pritet t’i bashkohet skuadrës së Milanit gjatë afatit kalimtar të verës.

Në fakt, kalimin e Giroudit te Milani, mediumet italiane po e konsiderojnë tashmë si punë të kryer.

Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se Giroud parimisht ka arritur marrëveshje me Milanin duke refuzuar ofertat nga West Ham Unitedi dhe New York City.

Giroud te Milani do të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Chelsean i skadon në fund të këtij muaji.

Ai me Milanin do të firmos kontratë dyvjeçare.

Sulmuesi 34-vjeçar në sezonin 2020/21 ka shënuar 11 gola në 31 ndeshje për Chelsean, ekip me të cilin e fitoi Ligën e Kampionëve.

TAGS