Mungesat dhe rikthimet tek Liverpool, flet Jurgen Klopp

Mungesat dhe rikthimet tek Liverpool, flet Jurgen Klopp

Klopp flet për mungesat dhe rikthimet tek Liverpool.

Të dielën luhet ndeshja ndërmjet Fulham dhe Liverpool, në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.

Liverpool aktualisht është në pozitën e dytë me 24 pikë, aq sa ka edhe Tottenham, por ‘The Reds’ kanë pësuar gola si kurrë më parë.

Shkak ishin edhe lëndimet e lojtarëve, fillimisht u lëndua, Virgil van Dijk, pastaj pasuan: Joe Gomez, Jordan Henderson, Thiago Alcantara, Alisson, Alexander Arnold dhe Fabinho.

Por, kjo nuk ndikojë që djelmoshat e Jurgen Klopp, të kenë seri negative.

Duke folur në konferencën për shtyp para lojës, Klopp u përgjigj gazetarëve lidhur me lëndimet dhe rikthimet në skuadër.

‘Alisson është stërvitur sot, nëse shkon kështu ai do të luaj. Disa nga lojtarët janë në dyshim. Kostas Tsimkas nuk i dihet, as Diogo Jota nuk i dihet’, tha gjermani, transmeton lajmi.net.

‘Përkundër këtyre, Alex Oxlade-Chamberlain është rikthyer në stërvitje të plotë, situata mund të kërkojë që ta fusim në lojë menjëherë, por të shohim, sa i përket të tjerëve, kam frikë se nuk do t’ja dalin’, u shpreh Jurgen Klopp.

TAGS