MSH merr vendim: Universitetet do të zhvillojnë vetëm mësim online, mbyllen edhe konviktet

MSH merr vendim: Universitetet do të zhvillojnë vetëm mësim online, mbyllen edhe konviktet

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije vendimin e marrë unanimisht nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online nga strukturat universitare.



Rakacolli shprehet se universitetet do të zhvillojnë mësimin online, për një periudhë të paktën 1 mujore. Gjithashtu bëhet me dije se do të qëndrojnë të mbyllura edhe konviktet deri në një njoftim të dytë.

“Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situatën dhe risqet, kemi vlerësuar situatën në rajon dhe Europe, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë pa prezence fizike të paktën për muajin e parë të hapjes duke vlerësuar situatën ne dinamike. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, tha Rakacolli.