Mozzik flet për ndarjen nga Loredana: Nuk ndihem fajtor për asnjë vendim që kam marrë, Hana do rritet dhe do e kuptojë

Mozzik flet për ndarjen nga Loredana: Nuk ndihem fajtor për asnjë vendim që kam marrë, Hana do rritet dhe do e kuptojë

Mozzik dhe Loredana kanë qenë një ndër dyshet më të përfolur pas ndarjes së tyre, për të cilën reperi është shprehur se çdo gjë mes tyre ka marrë fund dhe se e vetmja gjë që i lidh është vajza e tyre.



Në një interviste në emisionin “Sonte”, reperi u shpreh se nuk ndihet fajtor për asnjë vendim që ka marrë në jetë, ndërsa përsa i përket vajzës së tyre Hana, ai shtoi se kur të rritet do e kuptojë.

“Jam tip që nuk më vjen turp të flas për këtë temë sepse e dinë të gjithë. Fajtor nuk ndihem për asnjë vendim që kam marrë. Jam krenar që pas çdo vendimi që kam marrë i kam qëndruar besnik. Ajo është nëna e vajzës sime, unë jam babai i vajzës së saj dhe fajtor nuk ndihem për asnjë vendim që kam marrë. Hana do rritet dhe do e kuptojë. Do ia tregojmë në mënyrën më të lehtë që babi është i mirë. Jam i ri, 24-vjeç dhe kam karakter të paluhatshëm.

Reperi tregoi se në jetën e tij ende nuk ka një femër tjetër, por që jeta vazhdon për të.

TAGS