Mourinho në Milano, takim me drejtuesit e Interit?

Mediat italiane raportojnë se Jose Mourinho është aktualisht në Milano dhe do të drekojë me drejtuesin sportiv të Interit, Beppe Marottan gjatë ditës së enjte. 

Gazetari i TeleLombardia, Davide Russo de Cerame, ka qenë ai që e ka publikuar këtë lajm, duke sugjeruar se Mou është një opsion për të marrë drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Do të ishte një rikthim në San Siro për Mourinho, i cili e fitoi edhe Trepletën e famshme: Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë me Nerazzurët në 2010.

Jose Mourinho kur ishte te Marco Materazzi. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Darka pritet të ndodh të enjten, ku palët do t’i shfaqin ofertat.

Ai ka shkuar pastaj te Real Madridi, Chelsea dhe më së fundmi te Manchester United, ku u shkarkua më 18 dhjetor.

‘Special One’ ishte në Inter nga qershor 2008 deri në maj 2010, duke mos e harruar dhe fshehur kurrë dashurinë e tij për klubin.

Jose Mourinho e Massimo Moratti . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Trajneri i tanishëm Luciano Spalletti është nën presion të madh pas disa rezultateve të dobëta.

Antonio Conte po ashtu është i lidhur me rolin e trajnerit te Iteri, madje ishte parë edhe ai në Milano para disa ditësh.

Marotta ka thënë se nuk është takuar me ish-shefin e Chelseat dhe Juventusit. /Telegrafi/  

TAGS