Mourinho kërkon transferimin e Marcel Sabitzer te Roma

Mourinho kërkon transferimin e Marcel Sabitzer te Roma

Jose Mourinho është zyrtarizuar si trajner i Romës për edicionin 2021/22.

Megjithatë mediat e ndryshme në Italië dhe gjithë Evropën kanë filluar të shkruajnë për përforcimet e mundshme të portugezit te Roma.

Emri i fundit që është lidhur me një kalim te skuadra italiane është ai i mesfushorit austriak, Marcel Sabitzer.

Kapiteni i klubit gjerman RB Leipzig ka shfaqur formë fantastike viteve të fundit dhe është i gatshëm për ta bërë një hap të radhës në karrierën e tij.

27-vjeçari pëlqehet shumë nga Mourinho i cili e kërkoi edhe sa ishte te Tottenham dhe portugezi kërkon afrimin e tij te Roma.

Mou dëshiron që Sabitzer të jetë lojtari kryesor në qendër të mesfushës te Roma dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

Megjithatë transferimi i tij në Olimpico nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi në garë për të janë edhe skuadrat e mëdha angleze si Manchester United, Liverpool e Arsenali.

Sabitzer këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare ku ka shënuar tetë gola e gjashtë asistime, derisa ka një vlerë rreth 40 milionë euro.