Mourinho “e do Van de Beekun te Roma”

Mourinho “e do Van de Beekun te Roma”

Donny van de Beek është dëshira e Jose Mourinhos.

Sipas “CalcioMercato”, Jose Mourinho është i gatshëm ta ndihmojë Donny van de Beekun të largohet nga Manchester United dhe ta shndërrojë atë në blerjen e parë të madhe për Romën.

Holandezi ka dështuar te ‘Djajtë e Kuq’, duke qëndruar më shumë në stol sesa në fushë.

Ai u ble verën e kaluar nga Ajax për 40 milionë funte, ndërsa tani raportohet se Mourinho ka bërë gati 26 milionë funte.Reklamë

Roma ka pyetur tashmë për Van De Beekun dhe dëshiron të ndërtojë një skuadër për të kthyer klubin me Mourinhon aty ku e ka vendin.

Do të jenë bisedime të gjata pasi raportohet se në anën tjetër, United ka pyetur për Nicolo Zaniolon.