Motrat Mustafa i gëzohen këtij suksesi me këngën “Çika e nanës”

Motrat Mustafa i gëzohen këtij suksesi me këngën “Çika e nanës”

Motrat Mustafa javë më parë publikuan projektin dedikuar nënës.

Ky projekt ishte më i veçantë ngase kënduan tetë motrat, madje një pjesë edhe nëna e tyre, shkruan lajmi.net.

Kënga është realizuar me videoklip, ndërsa vargjet e kësaj kënge kanë prekur zemrën e të gjithëve.

Së fundi, kënga ka arritur 5 milionë klikime në kanalin YouTube, andaj autoret e kësaj kënge i janë gëzuar jashtë mase këtij suksesi.

Në një postim në Instagram, ato kanë shprehur gëzimin për këtë sukses, ndërsa mbishkrimi që ia lanë fotos është “Nane e lumja nane 8 qika i bane”, që është edhe varg i këngës. /Lajmi.net/

https://www.youtube.com/watch?v=4x7F18BjsVI

TAGS