Momente paniku! Shmanget tragjedia në Turqi, lojtari mbetet pa frymë dhe plaset në tokë

Momente paniku! Shmanget tragjedia në Turqi, lojtari mbetet pa frymë dhe plaset në tokë

Një tjetër moment dramatik në futboll! Fabrice Nsakala është futbollisti i tretë i cili në pak kohë pëson kolaps duke humbur ndjenjat në fushë. Lojtari i Besiktas, gjatë ndeshjes së luajtur mbrëmë, pësoi një kolaps dhe u rrëzua pa ndjenja në fushë.


Me topin larg, në minutën e 71-të, mbrojtësi i klubit turk ra në tokë si pasojë e një problemi shëndetësor. Momente frike mes shokëve të skuadrës që ndërhynë për të shmangur mbytjen dhe nxjerrjen e gjuhës jashtë.

Stafet mjekësore hynë menjëherë në fushë, në mesin e shqetësimit të përgjithshëm të të gjithë të pranishmëve. Të gjithëve iu kujtua precedente dramatik i Christian Eriksen në “Euro 2020”. Lojtari u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt dhe për fat të mirë gjendja e tij u përmirësua.

Konfirmimi erdhi edhe nga Besiktas, klub i cili përditësonte vazhdimisht kushtet shëndetësore të futbollistit të vet. Për fat të mirë, pas disa orësh frike, ishte vetë Fabrice Nsakala ai që “foli” për shëndetin e tij duke postuar një fotografi në Twitter, që e portretizonte duke buzëqeshur në shtratin e spitalit, ku po i kryhen të gjitha kontrollet e nevojshme mjekësore.

TAGS