Modric, një numër 10 më shumë se kurrë

Luka Modric është rikthyer. Ai e ka rikuperuar formën e tij në muajin janar, duke kulmuar me Real Madridin, pasi mblodhi pothuajse të gjitha shpërblimesh individuale në vitin 2018.

Modric e ka filluar vitin 2019 mirë, ashtu siç jemi mësuar me të, kombinim i lojës së bukur me fitore.

Ka pasur një ndryshim taktik në klub, ku ai po luan një rol të ri, më shumë se një nr. 10.

Luka Modric i Real Madridit . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ngarkesa e madhe pas Kampionatit Botëror, ku Kroacia shkoi deri në finale, u desh të pritet muaji janar që kroati ta gjejë formën.

E njëjta gjë ndodhi në vitin e tij të parë në Real Madrid , kur para-sezoni i tij u ndërpre nga transferimit që shkoi në atë kohë ‘luftë’ mes Los Blancos dhe Daniel Levy  të Tottenhamit.

Lexo po ashtu:

Nuk luajti mirë deri në mars, kur në një ndeshje në Old Trafford ai e fitoi shpërthimin. Kjo u përsërit këtë vit, kur vera e tij u zgjat, dhe arritja në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Botës, e lodhën atë.

Modric në aksion me Real Madridin. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Përveç kësaj, Modric ka një veçori, pasi pavarësisht lodhjeve, ai dëshiron të luajë më shumë për të arritur formën e tij më të mirë.

Julen Lopeteguin kishte problem me këtë situatë, pasi ai nuk e fuste në fushë, kur nuk ishte në formë.

Lexo po ashtu:

Tani, kjo është në të kaluarën, pasi forma e tij është afër nivelit optimal, sepse ai luan më shumë dhe e bën këtë me liri dhe besim. Modric ka shënuar tre gola në shtatë ndeshjet e fundit. Tre gola dhe dy asistime janë shifrat e tij në muajin e fundit.

Luka Modric . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Në ndeshjen kundër Sevillas , ai u rrit për ekipin kur ai ishte i nevojshëm më së shumti dhe e kurorëzoi performancën me një gol në fund.

Përveç ndeshjes kundër Viktoria Plzen në Santiago Bernabeu, që ishte paraqitja e tij më e mirë e fushatës me 66 kalime në gjysmën tjetër të fushës me top, tetë pasim në zonë.

Lexo po ashtu:

Argjentinasi Solari, do që fituesi i ‘Topit të Artë’ të luajë me më shumë liri dhe që të hyjë në zonë.  Rezultatet janë të dukshme, duke i parë edhe hartat e nxehtësisë për ndikimit në ndeshjet e fundit.

Hartat dhe ku ka vrapuar ai dhe topat e prekur

Kjo ndodhi pas reflektimit të tij, kur humbën nga Real Sociedadi, ku edhe ekipi ka reaguar.

Që atëherë, Madridi ka fituar me Modric që është kthyer në formën e tij dhe gjendet gjithkund. /Telegrafi/   

TAGS