Moderatorja flet për periudhën më të vështirë të jetës: Më vinte për të qarë…

Moderatorja flet për periudhën më të vështirë të jetës: Më vinte për të qarë…

Moderatorja Bieta Sulo gjatë emisionit të pasdites ‘Ftesë në 5’ ku u diskutua rreth problemeve me shëndetin mendor, tregoi një ndër periudhat më të vështira që ka kaluar.



Bieta tregoi  se kaloi një moment dobësie gjatë moshës 28-29 vjeçare, ndërkohë që punonte në profesion, kishte pranë njeriun e zemrës dhe çdo gjë tjetër në rregull. Mirëpo, moderatorja shtoi se i vinte për të qarë dhe kishte dhimbje koke të vazhdueshme.

Për më tepër Bieta shton se mori edhe ilaçe në atë periudhë, ndonëse kontrollet e shumta shëndetësore tregonin se nuk kishte asgjë.

“Unë për shembull kam pasur një moment dobësie me veten time, nuk kisha asnjë shkak për atë që jetova. Teksa isha 28-29 vjeç, me punë shumë të mira, me një njeri në krah që më donte dhe e doja, me një të përditshme mendoj unë të rehatshme. Por ndjeja një dhimbje koke të vazhdueshme, më vinte për të qarë. Nuk lashë analiza pa bërë, vetëm te psikologu nuk shkova sepse aty e kisha limitin tim. Mjekët më thoshin që do të kesh kaluar ndonjë gjë, ndonjë stres. Nuk kisha asgjë dhe e kërkoja brenda vetes time, por prapë e kisha këtë problem”, u shpreh Bieta.

TAGS