Moderatorja e sportit pranoi hapur pëlqimin për të, por ja përgjigjia e Robert Berishës

Pas ndarjes nga këngëtarja e njohur Nora Istrefi, Robert Berisha është përfolur për një lidhje, ku mes emrave të shumtë është përmendur edhe moderatorja e sportit, Lei Kraja. Këto thashetheme kanë nisur pas deklaratën së Leit, e cila ka shprehur hapur pëlqimin ndaj Robertit.
E pyetur nëse do të ishte Robert Berisha i dashuri i saj, moderatorja është përgjigjur:
“Pse jo, është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar”.
Të njëjtën përgjigje Lei dha edhe pak kohë më parë kur u pyet se çfarë ka për të thënë tani që Roberti është beqar. “Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh”, tha Lei.
I ftuar ditën e sotme, në “Wake up”,Rober Berisha ka deklaruar se Lein e sheh vetëm si motër.
“Respekt si për një motër”, tha Roberti për moderatoren duke mos e komentuar më tej.