Modelja e famshme shfaqet e padepiluar, nxit debat

Modelja e famshme shfaqet e padepiluar, nxit debat

Fotografitë e modeles kanë nxitur debat në publik

Ajo njihet si një nga personazhet më të drejtpërdrejtë me publikun.

Është fjala për modelen e famshme, Ashley Graham, e cila gjithashtu njihet edhe për format e saj të kolme.

Prej disa kohësh, ajo motivon vajzat dhe nënat që ta duan trupin e tyre ashtu siç është, të shëndoshë apo elegant, me celulit apo me “defekte” të tjera.
Ajo pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, nuk e pati aspak problem që t’i tregonte botës se si i kishte ngelë barku. Nuk u vendos aspak në siklet që të postonte foto nudo si gjatë ashtu edhe pas pritjes së ëmbël.
Ndërsa së fundmi, Ashley ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me një fustan të ngjitur pas trupin, që i ekspozon format bombastike trupore. Por ajo që bie në sy është sqetulla e padepiluar. Shumë fansa e kanë përkrahur modelen për këtë veprim të guximshëm, por ka patur edhe nga ata që e kanë kritikuar.

TAGS