Mjekja shqiptare drithëron me fjalë: Bëni këtë gjë kundër Covid-19 që të mbroni familjen

Në këtë dokumentar janë sjellur pamje ekskluzive brenda Klinikës Infektive, ku kanë dhënë rrëfimet e tyre shumë pacientë me koronavirus.
Rukije Mehmeti, Drejtoreshë e Klinikës së Pulmulogjisë, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe mos të jetë shkaktarë të bartjes së virusit COVID-19, nëpër shtëpitë e tyre.
Ajo ka konfirmuar se ekipet mjekësore janë në gjendje të rëndë nga puna e madhe që është bërë tash e disa muaj.
“Mendoni o njerëz, që ju jau keni çu virusin në shtëpi.
Deri kur kështu ma.
Na nuk jau kemi pru virusin nëpër shpija, por ju vetë.
Ruanu bre.
Ne e kemi zgjedh këtë profesion, si ushtari që e ka zgjedh pushkën me luftu edhe na e kemi zgjedh këtë profesion.
Ruanu bre.
Sot kemi mjeke këtu që janë të stërlodhura nga puna”, thotë ndër të tjera ajo.