Mjekët ia kërkuan abortin gruas së tij, Lyrical Son tregon momentin më të dhimbshëm të jetës

Mjekët ia kërkuan abortin gruas së tij, Lyrical Son tregon momentin më të dhimbshëm të jetës

Lyrical Son tregon momentin më të dhimbshëm të jetës.

Reperi i njohur shqiptar, Lyrical Son, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e tij.

Ndër to, reperi ka kujtuar një ndër momentet më të dhimbshme të jetës së tij, atë kur shtatzënia e bashkëshortes së tij, Gresës, nuk filloi edhe aq mirë.

“Kur kemi marrë veshqë Gresa është shtatzënë, lajmin e parë e kemi marrë vesh në Prishtinë, dhe po thoshte është pak e dyshimtë, mi preu këmbët ajo gjinekologia, por nuk është ndonjë gjë pas 2-3 jave e kontrollojmë edhe njëherë dhe më pas shkuam edhe te një gjinekologe tjetër. Ajo i tha që ‘ti ke qesen e fëmijës, por embrion nuk ke, nuk ka fryt’, kështu që duhet të bërë abort. Edhe pse ishte fillimi, ai lajm ishte i keq dhe askush nuk do donte ta dëgjonte atë lajm”, ka thënë Lyrical Son.

Më pas ai tregon se si çifti përkundër demoralizimit, gjetën mbështetjen te mjekët e duhur, përkatësisht te nëna e mikut të tij të ngushtë, MC Kresha.

“I ndërruam 2-3 mjek dhe kur ma bëri Kresha ‘O Festim a je budalla apo çfarë je?’, dhe tha ;Hajde shkojmë te mjeku që duhet’ dhe unë e përshëndes nënën e Kreshës sepse është e vetmja mjeke e cila na ka udhëzuar të bëjmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kur kemi shkuar aty na ka thënë: “Shiko vajza ime, këtu po shohim çfarë po shfaqë ekrani, mirëpo nuk të kisha thënë me abortu sepse nuk i dihet, nuk bën. Të njëjtat fjalë na i ka thënë mjeku në Shkup, i cili na e ka bo terapinë e njëjtë që e ka shkru edhe nëna e Kreshës edhe e kemi marrë atë terapi, për 10 ditë regjim shtrati, disa ilaçe dhe kur kemi shkuar pas 10 ditësh kemi shkuar pa shpresa, prapë kemi shkuar kinse ta abortojmë, dhe na ka thënë: Çfarë po doni të abortoni, a doni të ia dëgjoni pulsing fëmijës”, ka theksuar Festimi.

Çifti I njohru tashmë janë prindër të dy vajzave: Eva dhe Erika.

TAGS