Mjegull dhe reshje/ Ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Mjegull dhe reshje/ Ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Gadishulli i Ballkanit po vijon të jetë  në ndikimin zonës me presion të lartë atmosferik duke ifluencuar në territorin e Shqipërisë mot të qëndrueshëm. Moti do të jetë me mjegull të dendur në Jug në orët e para të  mëngjesit, alternime kthjellimesh me vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në Veriperëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim (SË) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale.



Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  7/21°C

Zonat e ulëta  9/24°C

Zonat bregdetare 13/23°C