Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu paralajmëroi sot se municioni me uranium të varfëruar, të cilin Britania e Madhe planifikon t’i dërgojë në Ukrainë, do të ketë një ndikim serioz negativ në shëndetin e ushtarëve ukrainas që do ta përdorin atë, siç ishte rasti me ushtarët e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, përcjellë GazetaBlic.
Në një intervistë për televizionin Rusia-1, ai tha se NATO-ja tashmë kishte përdorur municion të tillë gjatë ndërhyrjes së vitit 1999 në Kosovë dhe se pasojat e përdorimit të tij ishin hetuar pjesërisht.
“Ka pasur pasoja për shëndetin e atyre që përdorën atë municion. Kishte kushte të rënda shëndetësore dhe ato u studiuan. Megjithatë, ata nuk e shqyrtuan se çfarë efekti kishte municioni tek ata kundër të cilëve u përdor,” shtoi Shoigu.Zëvendësministrja britanike e Mbrojtjes, Annabelle Goldie, tha më parë se përveç dorëzimit të tankeve të betejës Challenger 2, Britania e Madhe do të furnizojë Kievin me municion, duke përfshirë predha që përmbajnë uranium të varfëruar. Ambasada ruse në Londër paralajmëroi qeverinë britanike që të mos furnizojë Kievin me municion të tillë.
Sipas diplomatëve rusë, ky hap është i mbushur me rreziqe për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Shoigu paralajmëroi dje se njoftimi i Britanisë së Madhe se do t’i sigurojë Ukrainës municion me uranium të varfëruar do të thotë se “po bëhen hapa drejt një konflikt bërthamor.