Mimoza Kusari-Lila: Kam përafrim me Lëvizjen Vetëvendosje (Video)

Mimoza Kusari-Lila: Kam përafrim me Lëvizjen Vetëvendosje (Video)

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se me Ilir Dedën kanë dallime sa i përket mënyrës së bashkëpunimit me subjektet e tjera politike.

Kusari-Lila, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ka pasur përafrim të saj me Lëvizjen Vetëvendosje në përpjekjen për rrëzimin e kësaj qeverie.

“I kemi dallimet tona në proceset dhe format se si ne zhvillojmë aktivitetet politike. Për format se si Vetëvendosje ka zhvilluar aktivitetet politike jam deklaruar edhe gjatë tubimit në Gjakovë, por ne jemi dy parti të ndryshme”.

Deputetja opozitare ka thënë se shpreson edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës që ta kthejnë fokusin nga rrëzimi i qeverisë, pasi sipas saj është tepër e rëndësishme për Kosovën.

“Sinqerisht, çdo ditë e më tepër me këtë qeverisje dhe këtë format të qeverisjes, kemi humbje si Kosovë”.

Kusari-Lila ka thënë se përafrimi me Vetëvendosjen nuk është vetëm i saji por edhe i strukturave të partisë, me përjashtim të Ilir Dedës.

Lexo po ashtu:

“E vërtet që në këtë pikë kam dallime me Ilir Dedën ndër dallimet tjera. Pra mes nesh ka qenë edhe dallimi për ekipin negociator por tash është edhe dallimi me mënyrën e bashkëpunimit me parti politike”, tha Kusari-Lila./Telegrafi/

TAGS