Milot Rashica emocionon bashkëlojtarët, shikoni mesazhin e tij

20:10 | 10 Shtator 2019
Milot Rashica
20:10 | 10 Shtator 2019
Kosova përballet sonte me Anglinë me mungesa të rëndësishme.
Nga mungesat e veçuara mbetet ajo e Milot Rashicës, i cili ka humbur ndeshjet e shtatorit për shkak të lëndimit me skuadrën e tij Werder Bremen.
Por ylli vushtrrias nuk ka hezituar t’i motivojë bashkëlojtarët, edhe pse fatkeqësisht nuk gjendet afër tyre.
22-vjeçari ka shkruar një mesazh tejet emocionues në llogarinë e tij personale në Instagram, pak minuta pa nisur takimi.
”Një ëndërr që e ëndërron i vetëm mbetet një ëndërr, një ëndërr që ëndërroni së bashku është realitet”, ka shkruar Rashica në Instagram. /Lajmi.net/