Milano po ia bën dhuratë Piolit super lojtarin nga Real Madrid

Milano po ia bën dhuratë Piolit super lojtarin nga Real Madrid

Milano-Madrid, një tjetër transfer nga skuadra e Piolit tek Los Blancos.

Skuadra e Stefano Piolit tashmë është në kërkim të një sulmuesi për të zënë vendin e Zlatan Ibrahimovic.

Duket se Real Madrid do të jetë përsëri skuadra me të cilën Rossonerët do bëjnë pazare këtë verë.

Emri i propozuar kësaj rradhe është ai i Mariano Diaz i cili do të largohet nga Santiago Bernabeu këtë verë dhe destinacioni i tij i rradhës pritet që të jetë San Siro.

27 vjeçari domenikan në merkato vlerësohet me një çmim prej 10 milionë eurosh.

Tek kampi kuqezi janë shumë optimist që ky operacion do të realizohet me sukses pasi Brahim Diaz që erdhi nga Los Blancos vitin e kaluar ishte një goditje shumë e qëlluar nga Pioli.

TAGS