Milani tani mendon shkëmbimin e bujshëm

Milani tani mendon shkëmbimin e bujshëm

Duke folur për mikrofonat e Sportmediaset, Cluadio Raimondi (gazetar merkatoje) foli për lajmet e fundit të lidhura me objektivat e Milanit për mesfushorin sulmues.

Këto janë fjalët e tij dhe përmbledhja e operacioneve kuqezi deri tani:

“Vlasic po ushtron presion, bashkë me agjentin, te CSKA Moska për t’u transferuar në Milano.

Klubi rus, megjithatë, nuk i dorëzohet huazimit me të drejtën e blerjes, por shtyn për zgjidhjen e huazimit me detyrim blerje.

Sa i përket mesfushorit sulmues, një tjetër emër ndiqet.

Ai është Brandt nga Borussia Dortmund i cili mund të mbërrijë në një shkëmbim me Leao: portugezi do të zhvendosej tek verdhezinjtë ndërsa gjermani do të bënte të kundërtën”

TAGS