Milani synon rinovimin me Calabrian

Milani synon rinovimin me Calabrian

AC Milani është duke punuar që t’ia rinovojë kontratën Davide Calabria, që i skadon në qershorin e 2022.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte pranë largimit vitin e kaluar, por ia doli të përshtatet mjaftë mirë në formacionin bazë të Stefano Piolit.

Ai gjithashtu u përdor si mesfushorë në rastet kur kishte mungesa dhe ia doli mjaftë mirë.

Sipas Calciomercato, takimi është mbajtur për t’ia rinovuar kontratën me pak rritje page.

Thuhet se bisedimet janë duke shkuar mirë dhe brenda një kohë të shkurtër do arrihet marrëveshje.

Me kontratën e re, Calabria do mbetet në “San Siro” se paku deri në vitin 2024 ose 2025.