Milan “thur lavde” për këtë lojtar

Milan “thur lavde” për këtë lojtar

Fikayo Tomori, ka qenë një nga lojtarët më të mirë të AC Milan që kur erdhi si huazim fillestar nga Chelsea në janar.

Paraqitjet e tij ishin të mjaftueshme për të bindur kuqezinjtë të paguajnë 28 milionë euro, gjë që thotë shumë,përcjell ORAinfo.

Paolo Maldini dhe Ricky Massara normalisht do të ishin kundër shpenzimit të kaq shumë parave për një lojtar, por Tomori ishte ndryshe. Ai ishte pikërisht ajo që i duhej kësaj skuadre dhe pa të, ndoshta nuk do të kishin zënë vendin e dytë sezonin e kaluar.

Siç theksohet nga MilanNews, Stefano Pioli është i kënaqur pasi mori një lojtar të shpejtë, të fortë fizikisht dhe mendërisht, të aftë në lojën ajrore dhe të rehatshëm në fazën e ngritjes. Karakteristika që vështirë të gjenden (të kombinuara) te një qendërmbrojtës.

Tomori, në shumë mënyra, është një mbrojtës i kompletuar dhe tani ka një synim specifik: të fitojë tituj me Milanin. Është mjaft tronditëse që ai nuk u emërua në skuadrën e Anglisë për këtë pushim, por suksesi i mëtejshëm me kuqezinjtë do ta bënte të pamundur lënien e tij jashtë, kjo është e sigurt. /ORAinfo/

TAGS