Milan sfidon Juventusin dhe Interin për talentin italian

Milan sfidon Juventusin dhe Interin për talentin italian

Mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, është kthyer në një objektiv për gjigantët e futbollit italian.

Pas Juventusit dhe Interit, është tani edhe skuadra e Milanit që ka hyrë në garë për shërbimet e 18 vjeçarit.

Mesfushori që po cilësohet një ‘Pirlo’ i ri për Italinë, ka marrë vëmendjen e shumë agjentëve pas paraqitjeve të mira me Brescian në Serie B.

Calciomercato shkruan se Juventus është në avantazh për të fituar garën për Tonali, por Milan së fundi është paraqitur aty, për të provuar mundësitë e tyre.

Tonali është pjesë e Brescia që nga viti 2017, dhe në 46 paraqitje ka shënuar katër gola./Lajmi.net/

[embedded content]

[embedded content]

TAGS