Milan po vjen me dy transferime “bombë”

Milan po vjen me dy transferime “bombë”

AC Milan, po kërkon të sjellë një lojtar për në krah të djathtë për sezonin e ardhshëm pasi ata aktualë kanë qenë zhgënjyes këtë sezon.

Disa lojtarë janë lidhur me transferime te kuqezinjtë, duke përfshirë Domenico Berardi dhe Gerard Deulofeu, përcjell ORAinfo.

Alexis Saelemaekers dhe Junior Messias kanë qenë të dobët këtë sezon dhe kjo e ka vënë Milanin në situata të vështira në kohë, i detyruar të mbështetet shumë në krahun e majtë. Për sezonin e ardhshëm, kjo është diçka që menaxhmenti dëshiron të shmangë.

Siç u tha janë dy emra që kanë tërhequr pak më shumë interesin e Milanit në lidhje me krahun e djathtë: Domenico Berardi dhe Gerard Deulofeu. Ky i fundit, natyrisht, ka luajtur për Milanin gjatë sezonit 2016/17.

Spanjolli aktualisht është në Udinese dhe ka shënuar 12 gola si dhe 4 asistime këtë sezon. Ndërkohë, Berardi është një nga lojtarët më të suksesshëm në ligë me 14 gola dhe 16 asistime. Çmimi i tij është gjithashtu më i lartë, gjë që duhet marrë në konsideratë./ORAinfo/