Milan po synon transferimin e 30 milionëshit nga Rusia

Milan po synon transferimin e 30 milionëshit nga Rusia

AC Milan është duke tentuar transferimin e CSKA Moskës Nikola Vlasic.

La Gazzetta dello Sport foli për të ardhmen e Vlasic, duke konfirmuar se ai është rikthyer në stërvitje, por ai nuk është i lumtur për këtë duke qenë se ai e bëri të qartë se dëshiron të bashkohet me Milanin, përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë marrëveshje ekonomike midis Rossonerëve dhe klubit rus sepse CSKA po kërkon 30 milionë euro dhe Milani nuk dëshiron të konsiderojë asgjë përveç formulës së huazimit.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit kuq e zi Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë një ‘aleat’ befasues që mund të shfrytëzojnë.

Kjo për shkak se Zenit Shën Petersburg po përpiqen për Vlasic, rivalin më të egër të Moskovitëve.

Është e pamundur të mendosh se ai do të bashkohet me ta – shton Laudisa – dhe mund të ndodhë që në fund CSKA të vendosë t’ia shesë kroatin Milanit nga inati, në mënyrë që të mos forcojë një rival. /ORAinfo/

TAGS