Milan po mendon transferimin e një ‘anonimi’ si zëvendësues të Kessie!

Milan po mendon transferimin e një ‘anonimi’ si zëvendësues të Kessie!

Drejtorët e AC Milan, Paolo Maldini dhe Ricky Massara po studiojnë një përforcim të mundshëm me kosto të ulët për mesfushën për afatin e janarit.

Sipas Calciomercato. it, dyshja i kanë vënë sytë Tonny Vilhena-s, i cili në të vërtetë ishte afër nënshkrimit për rivalët e qytetit Inter në vitin 2016 përpara se të zgjidhte të qëndronte në Feyenoord, përcjell ORAinfo.

Ai nuk arriti të bëjë kërcimin që shumëkush prisnin dhe iu bashkua Krasnodarit në vitin 2019 – ku ka kontratë deri në qershor 2024 – dhe nuk do ta refuzonte mundësinë për të hedhur një hap të madh në karrierën e tij.

Krasnodari është i gatshëm të lërë Vilhena të largohet me një hua pa pagesë me një opsion për të blerë shifra të vendosura në një shumë jo më shumë se 5-6 milionë euro.

Milani po mendon për këtë sepse Vilhena – i cili gjithashtu ka 15 paraqitje për Holandën – është ende një lojtar i ri (26) si dhe modern, i aftë me të dyja këmbët dhe i adaptueshëm për role të ndryshme në mesfushë. /ORAinfo/