Milan po e transferon ‘Pedrin e ri’

Milan po e transferon ‘Pedrin e ri’

Milan ka një interes të madh për të nënshkruar me lojtarin e talentuar të Las Palmas, Alberto Moleiro dhe janë në bisedime për një marrëveshje.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, Milani është në bisedime me agjentin e Moleiros, i cili ka një klauzolë lirimi të vendosur në 10 milionë euro.

Drejtuesit e kuqezinjve – së bashku me agjentin e tij – po punojnë për të arritur një marrëveshje me një çmim më të ulët se klauzola e tij, përcjell ORAinfo.

Fakti që përfaqësuesi i tij po përpiqet të ndihmojë Milanin të arrijë një marrëveshje për një shifër më të ulët është ndoshta një nënkuptim i fortë se ai dhe klienti i tij do të ishin më se të gatshëm të krijonin një lëvizje në Itali, për të filluar një aventurë të re me kuqezinjtë.

18-vjeçari luan si mesfushor sulmues ka realizuar 1 gol dhe 1 asist në 12 ndeshje të ligës këtë sezon, duke u krahasuar me Pedriun, i cili gjithashtu erdhi nga Las Palmas para se të transferohej te Barcelona. /ORAinfo/