Milan po e transferon ‘Pedrin e ri’ nga Spanja

Milan po e transferon ‘Pedrin e ri’ nga Spanja

Milan është duke kërkuar mesfushorin e Las Palmas, Alberto Moleiro dhe i është bashkuar dy gjigantëve spanjollë në ndjekje të 18 vjeçarit.

Sipas të fundit nga TDFichajes, kuqezinjtë po ndjekin me vëmendje zhvillimin e Moleiros, i cili po zhvillohet mirë nën drejtimin e trajnerit Pepe Mel, pasi ka bërë 11 paraqitje në ligë, duke shënuar një gol, përcjell ORAinfo.

Si Barcelona ashtu edhe Atletico de Madrid kanë shfaqur tashmë interes për nënshkrimin e 18-vjeçarit dhe i fundit që i është bashkuar garës është Milani, i cili ka dërguar skautët në disa raste për të vëzhguar më nga afër lojtarin dhe raportet që ata janë kthyer sigurisht i kanë dhënë miratimin.

Raporti shton se plani i drejtuesve të kuqezinjve është që të vazhdojnë të ndjekin zhvillimin e tij për pjesën e mbetur të vitit dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të paraqesin një ofertë për verën e ardhshme për lojtarin e quajtur ‘Pedri i ardhshëm’ duke qenë se ai ka ardhur nga i njëjti klub. /ORAinfo/