Milan po e transferon ‘bomberin’ gjerman për 40 milionë euro

Milan po e transferon ‘bomberin’ gjerman për 40 milionë euro

Milan transferon yllin gjerman për 40 milionë euro.

Milan mbrëmë u kualifikua në çerekfinalen e Kupës së Italisë, pas fitores ndaj Torinos me anë të penalltive.

Rosonerët vazhdojnë të qëndrojnë në krye të Serie A me tre pikë më tepër se Interi dhe Scudetto tanimë është një realitet.

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Milan synon transferimin e yllit të Borussia Mochengladbach, Florian Neuhaus.

23-vjeçari po shkëlqen këtë sezon duke shënuar pesë gola në 22 ndeshje të luajtura.

Interesim për Neuhaus kanë shfaqur Inter, Real Madrid dhe Bayerni i Mynihut. Milan nuk do të ketë aspak të lehtë që të sigurojë shërbimet e tij.

Neuhaus do të përshtatej më së miri te Milani, pasiqë Pioli luan me skemën 4-2-3-1, skemë me të cilën luan edhe Borussia.

Përveç kësaj, Milan iu jep rëndësi të madhe futbollistëve të rinjë dhe ai do ta ketë të garantuar pozitën e titullarit në San Siro.

Borussia kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë Neuhaus, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajnë në merkaton e verës.

TAGS