Milan në garë të fortë për sulmuesin 10 milionësh

Milan në garë të fortë për sulmuesin 10 milionësh

AC Milan, është një nga skuadrat e interesuara për nënshkrimin e sulmuesit, Jordan Larsson nga Spartak Moska në janar.

Gazeta suedeze Sportbladet beson se 24-vjeçari nuk do të zgjasë kontratën e tij me klubin rus dhe se shenjat tregojnë drejt një largimi pasi të rihapet dritarja. Jo vetëm kaq, por Spartak e ka ulur çmimin e tyre të mëparshëm në rreth 10 milionë euro, gjë që e bën atë shumë të përballueshëm për shumicën e klubeve të interesuara, përcjell ORAinfo.

Vitin e kaluar Larsson ,djali i ish-sulmuesit të Celtic dhe Barcelonës, Henrik Larsson shënoi 15 gola dhe 5 asistime në 29 ndeshje të ligës. Ai tërhoqi interes të madh nga Wolfsburgu, të cilët u penguan nga çmimi i kërkuar që ishte rreth 15-20 milion €.

West Ham është një nga disa klube të interesuara dhe Wolfsburg gjithashtu mund të rikthehet me një ofertë të re pasi ata ishin të gatshëm të paguanin 12 milionë euro verën e kaluar. Situata rreth suedezit po monitorohet edhe nga Fiorentina, Napoli dhe Milani./ORAinfo/

TAGS