Milan në ankth përpara derbit, një tjetër rast pozitiv me Covid-19 në skuadrën kuqezi

Milan në ankth përpara derbit, një tjetër rast pozitiv me Covid-19 në skuadrën kuqezi

Ankthi i Covid-19 rikthehet te Milan në prag të derbit të parë sezonal kundër Interit, në program të shtunën e 17 tetorit. Ish-mbrojtësi kuqezi, tashmë pjesë e stafit teknik, Daniele Bonera ka rezultuar pozitiv. Konfirmimi vjen nga klubi milanist që sqaron se “Bonera është I izoluar në banesën e tij dhe në gjëndje të mirë”.



Menjëherë, futbollistët dhe stafi i është nënshtruar testeve me tamponë dhe të gjithë kanë dalë negativë. Por deri në ditën e ndeshjes, skuadra kuqezi ka në program edhe një test tjetër. Aktualisht te Milani, përveç rastit të fundit të Bonerës, vazhdojnë të jenë pozitivë me Coronavirus dy mbrojtësit, Leo Duarte dhe Mattia Gabbia.

TAGS