Milan në aksion, synon transferimin e super mbrojtësit në janar

Milan në aksion, synon transferimin e super mbrojtësit në janar

Milani me të gjitha forcat për mbrojtësin e Schalkes, e do që në janar.

Milani po kalon një fazë shumë të mirë pas rikthimit të futbollit dhe dëshiron të jetë edhe më i fortë për të mbajtur synimin te titulli.

Janari do të jetë një fazë vendimtare ku rosonerët do të mbushin boshllëqet në formacion që kishte gjatë pjesës së parë të sezonit.

Paolo Maldini është duke u munduar që me çdo kusht të siguroj mbrojtësin e Schalke 04, Ozan Kabak.

Turku mund të transferohet në San Siro gjatë muajit janar për rreth 15 milionë euro dhe përfshirja e Musachios në ofertë.

Por tani lojtari po bën presion për të ndryshuar fanellën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pikërisht kjo aleancë u jep forcë udhëheqësve të Milanit që nuhasin marrëveshjen.

TAGS