Milan merr lajmin e mirë para ndeshjes me Fiorentinën

Milan merr lajmin e mirë para ndeshjes me Fiorentinën

Alessio Romagnoli ka lënë prapa shqetësimet.

Kapiteni është rikthyer në stërvitje. Ai është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës para ndeshjes me Fiorentinën.

Milani është duke pasur një sezon të mirë, por lëndimet e shpeshta janë duke i shkaktuar kohë pas kohe telashe.

Romagnoli ka qenë jashtë për disa javë për probleme muskulore, por tashmë Stefano Pioli ka marrë lajmin e mirë se ai është gati për lojë.

Calciomercato.com raporton se Pioli do ta ketë gati kapitenin për të shtunën, por do të shohim nëse do të rrezikojë duke e vendosur titullar, apo duke i dhënë pak minuta në pjesën e sytë.

Milani prin në Serie A me pikë të barabarta me Napolin pas 12 ndeshjeve, derisa këta të fundit luajnë të dielën me Interin.

TAGS