Milan merr lajmin e keq para ndeshjes me Genoan

Milan merr lajmin e keq para ndeshjes me Genoan

Kjaer dhe Ibra mungojnë ndaj Genoas.

Milan do udhëtojë të Geno pa dyshen Simon Kjaer dhe Zlatan Ibrahimovic.

Të dy lojtarët janë rikthyer në stërvitje, por janë stërvitur individualisht, andaj pritet të mungojnë në ndeshjen e radhës, transmeton lajmi net.

Milani momentalisht është lider në Seria A, tri pikë më shumë se rivali lokal, Inter që mban pozitën e dytë.

Ka pasur spekulime se Ibrahimovic do jetë së paku në stol për ndeshjen e radhës, por shkaku që nuk u stërvit me grupin, ai nuk ka përgatitje për ndeshjen e ardhshme.

Të dy lojtarët më shumë mundësi do rikthehen në ndeshjen kundër Sassuolos.

TAGS