Milan me transfer të ‘çmendur’, Berrardi bën gati valigjet

Milan me transfer të ‘çmendur’, Berrardi bën gati valigjet

Gati oferta prej 30 milionë eurove: Domenico Berardi transferohet te gjiganti italian.

Domenico Berardi pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i Sassuolos, Domenico Berardi është i lidhur me një largim nga Mapei Stadium, pas paraqitjeve mbreslënëse në Europian me Italinë.

Berardi u shpall kampion Europe me Italinë, ndërsa sezonin e kaluar realizoi 17 gola në 30 ndeshje të luajtura me Sassuolon.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Milan është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe zgjedhja ka rënë te Berardi.

Milan synon huazimin e Berardit për 5 milionë euro me obligim blerjeje verën e ardhshme për 25 milionë euro.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Berardi sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në San Siro.

TAGS