Milan ka besim të madh te ky lojtar

Milan ka besim të madh te ky lojtar

Milani refuzoi ofertat e dy skuadrave për Hauge.

Milan thuhet se afatin e janarit ka refuzuar Stuttgartin dhe Southamptonin për talentin norvegjez, Jens Petter Hauge.

21-vjeçari iu bashku “Rossonerëve” verën e kaluar nga Bodo Glimt dhe ka bërë disa paraqitje të mira, transmeton lajmi net.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat, por Stefano Pioli vendos ta largojë nga skuadra e Ligës së Evropës për këtë edicion.

Pavarësisht kësaj, Milani ka besim të plotë te Hauge, andaj kanë refuzuar dy oferta huazimesh për 21-vjeçarin.

Sipas Calciomercato, Stuttgart dhe Southampton e kërkonin Hauge, por gjiganti italian vendosi ta mbajë në skuadër.

TAGS