Milan i thotë ‘lamtumirë’ yllit të madh, 55 milionëshi ‘mollë’ sherri

Milan i thotë ‘lamtumirë’ yllit të madh, 55 milionëshi ‘mollë’ sherri

55 milionë euro: Milan i thotë ‘lamtumirë’.

Deri më tani Paolo Maldini ka zhvilluar një merkato që shumë drejtorë të skuadrave tjera e kanë zili, por janë disa kufinj edhe për legjendën e kuqezinjëve.

Rossonerët tashmë kanë hequr dorë nga njëri prej objektivëve kryesorë sa i përket repartit të mbrojtjes.

Footmercato bën të ditur që skuadra e Lille nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Sven Botman dhe për këtë arsye i ka vendosur atij një çmim prej 55 milionë eurosh, shifër kjo e pamundur për tu ofruar nga Milan.

Çmim ky i vënë me qëllim nga francezët të cilët nuk kanë nevojë emergjente për shitjen e tij por gjithashtu kanë parë edhe interesimin që Newcastle United ka shfaqur për të dhe kërkon të nxjerrë maksimumin nga një largim i mundshëm i tij.