Milan godet në cak, po e transferon sulmuesin shumë të talentuar

Milan godet në cak, po e transferon sulmuesin shumë të talentuar

Raportohet se kanë ardhur konfirmimet se Milani është i interesuar të nënshkruajë një sulmues për skuadrën e Ligue 2, Toulouse.

Tuttosport raportoi më herët sot se menaxhmenti po kërkon një sulmues të ri me cilësi, i cili mund të rritet së bashku me Ibrahimovic, përcjell ORAinfo.

Gazeta shtoi se midis sulmuesve që zgjojnë interesin e menaxhmentit të Rossonerëve është Janis Antiste, një talent 18-vjeçar nga Toulouse.

Sipas asaj që është raportuar nga i njëjti medium, Janis Antiste është me të vërtetë një shënjestër konkrete për Rossonerët.

Ai ka një kontratë deri në qershor 2022 dhe Milani dëshiron ta nënshkruajë atë në janar për të qenë zëvendës i Ibrahimovic.

Antiste është një talent shumë interesant dhe situata e tij kontraktuale komplikon pak planet e klubit francez pasi ata kanë frikë se ai mund të mos rinovojë.

Rossonerët duan të përfitojnë dhe ndërsa ideja është që ta nënshkruajnë atë menjëherë, ai gjithashtu mund të zbresë në Milano verën e ardhshme. /ORAinfo/

TAGS