Milan dhe Roma në ‘luftë’ për transferimin e lojtarit qe nuk e njeh askush!

Milan dhe Roma në ‘luftë’ për transferimin e lojtarit qe nuk e njeh askush!

AC Milan është në kërkim të talenteve të mundshme jo vetëm brenda vendit apo edhe brenda Evropës, por edhe në Amerikën e Jugut.

Raportohet se Milan po synojnë një yll të Gremios.

Lucas Kawan është në radarin e Milanit dhe rivalëve të tyre në Serie A, Roma, me të dy klubet që kërkojnë përforcime të ardhshme për repartin e mbrojtjes, përcjell ORAinfo.

Kawan është një mbrojtës i djathtë që ka spikatur së fundmi me Carioca, dhe ka një kontratë që skadon në qershor 2024.

Nuk ka informacion të bollshëm për 18-vjeçarin Kawan përveç pozicionit të tij, por nënshkrimi i tij sigurisht që do të linte pikëpyetje për të ardhmen e Alessandro Florenzi i cili është në huazim me opsion blerjeje nga Roma dhe Pierre Kalulu i cili është vendosur si qendërmbrojtës së fundmi. /ORAinfo/